Politikë

Kosova dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi: Aktivitet i përbashkët çdo muaj në Gjermani, të forcojmë marrëdhëniet

27 Nëntor 2020, 17:21| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 17:22

  • Share

Me qëllim forcimin e marrëdhënieve vëllazërore  mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, në fushën e politikës së jashtme, për të bashkërenduar punën mes Ambasadave e Konsullatave, sot Ambasadat e dy vendeve në Gjermani, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Lajmin e bëri të ditur Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili theksoi se kjo marrëveshje parasheh së paku një aktivitet të përbashkët në çdo muaj, në të mirë të shqiptarëve e në shërbim të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve me Gjermaninë.

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj u shpreh se në Mynih tashmë Shqipëria e Kosova ndajnë një godinë të përbashkët.

“Krenar me punën e jashtëzakonshme të diplomatëve të Kosovës e Shqipërisë në Gjermani”- përfundoi reagimin Cakaj.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?