Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Nurellari në '5 Pyetjet': E nevojshme të ndryshohet rrënjësisht qeveria! Avokat Gashi: Albin Kurti ndihet i sigurt

20 Maj, 22:38| Përditesimi: 20 Maj, 23:04

  • Share

Kosova duket se është në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ka qenë vetë kryeministri Kurti që i ka lëshuar sfidën partive opozitare. Avokati nga Kosova Tomë Gashi u shpreh në ‘5 Pyetjet’ me Ilir Babaramon se kjo ka qenë një kërkesë e partive opozitare.

'Tani flitet a do shkohet në zgjedhje të parakohshme. Partitë opozitare nuk janë dhe aq të përgatitur. Edhe nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme do ketë fitore spektokalet të Vetëvendosjes. Jam mbështetës dhe besoj se do kalohen shifrat e zgjedhjeve të mëparshme. Besoj se Albin Kurti duke e shtrirë sovranitetin e Kosovës, besoj se do marri një fitore. Nuk ka ndonjë logjikë, përveçse politike që kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Është kërkesë opozitare. Do ishte hera e parë që një qeveri nuk e përmbyll një mandat 4-vjeçar', tha Gashi.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari zbuloi se kushtet e PDK ka qenë që limiti i zgjedhjeve të parakohshme të jetë 7 korriku.

'Ishte kryeministri që tha se jam gati për zgjedhje, puna është se çfarë do bëjë opozita. Ishte dorezë e hapur e kryeministrit. Është e nevojshme që për këtë parlament goxha jo funksional, shikohet e nevojshme të ndryshohet rrënjësisht si ndryshohet qeveria. Vetëm PDK bisedoi dhe ka ofruar të bëhen zgjedhjet sa më shpejt me datën më të largët 7 korrik. Janë gati të bashkojnë votat që të shpërndahet parlamenti. Ne parashtruam kushtet tona, që të zhvillohet sa më shpejt. Zoti Kurti donte për në vjeshtë. Ne kemi dashur që tani', u shpreh Nurellari.

Ndërkohë, deputeti i PDSH, Kreshnik Çollaku beson se zgjedhjet e parakohshme janë një përpjekje e kryeministrit Kurti për të testuar votuesit dhe nëse fiton shkon më i sigurt në tryezën e bisedimeve trepalëshe me Serbinë.

'Bëhet një histori e politikës së brendshme politike. PD nuk ndërhyn në çështjet e brendshme. Edhe unë do doja të kuptoja se çfarë ndodh brenda politikës së Kosovës. Në vlerësimin tim nga jashtë, gatishmëria e Kurtit për të sfiduar me zgjedhje të parakohshme, për të thënë që unë jam gati për zgjedhje të parakohshme. Në mendimin tim, situata që u ballafaqua Kosova dhe Albin Kurti, bllokada, goditja në planin diplomatik nga treshja kryesore e qeverive europiane. Mendoj se nuk është një histori e lehtë, të zhbëhet vendimi i asamblesë nga anëtarësimi në KiE. Është zgjedhja e Kurtit për të testuar nga ata që e kanë zgjedhur. Nëse Kurti fiton shkon më i fortë në tryezën e negociatave. Në rast të kundërt mandati i shkon një qeverie tjetër. Në një situatë krize e çon në zgjedhje', u shpreh Çollaku.

Avokati shton se Kurti tenton të jap sinjale se ndihet i sigurt dhe këtë e ka treguar edhe në lidhjet me targat, që tashmë nuk është një problem dhe doli një betejë e fituar prej Kurtit.

'Kurti po u dërgon sinjale si ndihet i sigurt që do fitojë sërish por me numër më të madh. Një asosacion siç e kërkon Serbia me Albin Kurtin kurrë nuk do të bëhet. Asosacioni është formuar kur ka qenë Thaçi në vitin 2013. Zoti Kurti tha se marrëveshjet e mëhershme ti respektojë Serbia dhe jo vetëm të flas pa kurrfarë nënshkrimi. E di se Vuçiç këtë nuk do ta bëjë. E që do shkoj në njohjen e Kosovës, çështja e targave nuk është më problem. Është reciprocitet i imponuar nga Kurti', tha Gashi.

Sa i përket një koalicioni të mundshëm PDK-Vetëvendosje, Gashi nuk beson të ndodh diçka e tillë.

'Mund të ketë situata të tilla. Por besoj se nuk do ndodh. Por nuk mund të ketë parashikim të qartë. Mund të shkohet në zgjedhje vetëm për një arsye se Kurti ndihet i sigurt si kryetar i Vetëvendosjes. Dhe më pas të shkojë më i fuqishëm në tryezën me dialogun me Serbinë', shton ai.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?