Kosova & Rajoni

Kosova drejt zgjedhjeve të 9 shkurtit/ Deputeti i PDK: I gjithë kabineti i Kurtit në hetim nga Prokuroria Speciale! Diplomati: Vetëvendosja nuk ka kualitet në lista

16 Dhjetor, 19:17| Përditesimi: 16 Dhjetor, 19:56

  • Share

Situata politike në Kosovë teksa vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit u diskutua në ‘Studio Live’ me diplomatin Lutfi Bilalli dhe deputetin e PDK-së Hisen Berisha. Bilalli bën një skaner të partive, por duke theksuar se nuk ka figura dhe prurje të reja, ndërsa për Vetëvendosjen mendon se nuk mund të përsërisi fitoren e 2021.

'Një situatë që mund të prognozojmë. Ndoshta nuk po flas për vendin e parë, deri më 9 shkurt mund të ketë rënie apo ngritje. Forcat opozitare kanë bërë një avancim. Megjithatë ka zbrazëtira. Në lista nuk ka risi. Nuk ka figura kredibile. Vendi i parë varet nëse partia e Kurtit merr atë që pretendon. Mendoj se e ka vështirë të arrijë 2021. E tëra do agravojë do jetë një rezultat i paparashikueshëm.

Votuesit do shikojnë defektet. Me rëndësi që Kosova ka nevojë për qeveri të unitetit kombëtar. Proceset që do vijnë do jenë politike. Duhen krijuar konturat për një qeveri të unitetit. Partia në pushtet po qe se e kalon 2021 ka nevojë për një forcë. Një rezultat vështirë të prognozohet. Përgjithësi në Kosovë, edhe në Shqipëri kemi një refresh të figurave që në 3 4 mandate nuk kanë sjell rezultat apo përfaqësim të duhur. Po predominojnë figura të estradës dhe muzikës.'

Ndërsa deputeti i PDK-së mendon se partitë opozitare që kryesisht janë të djathta duhet të intesifikojnë përpjekjet e tyre kundër të majtës në pushtet, teksa komentoi dhe mos shkuarjen e Kurtit në Prokurorinë Speciale.

'Zgjedhjet kanë filluar kur është shpallur data. Të gjitha subjektet kanë filluar këtë fushatë. Përgatitjet e pozitës nuk ka çfarë ofron më tek votuesi. Mund të thonë në gënjeshtër që zhvillim ekonomik e kemi 6.2%, por BB doli sot me raport për këtë vit ka qenë i planifikuar 3.4 por është 2.8. kryeministri thotë 6.8. Kush e ka ekspertizën më të madhe? Nuk ka marrëveshje paraprake.

Partitë do garojnë me projektin e vet, me bagazhin e vet ideologjik për të zhvilluar projektin e vet. Partitë e djathta janë të gjitha në opozitë. Duhet ta intensifikojnë programin e vet, këta janë pa koncept, janë me proletarë të gjithë vendeve bashkohuni. I gjithë kabineti i tij është në hetim nga Prokuroria Speciale. Vetë kryeministri që nuk shkoi, dhe tha se mund të vijnë në zyra ta marrin. Mendoj se mund t’ia dali me sociopati.'

Edhe Bilalli e mendon si një gabim që Kurti nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale.

'Kurti në këtë kohë tenton të gjitha elementet me njishin e vet, të krijojë vota, sepse lista është jo e nivelit të mirë. Partia në pushtet nuk ka patur kualitet me njerëz të ri.

Gjykata është obligim për çdo qytetar. Duhet të shkoj dhe të dëshmojë. Duhet të jetë i kujdesshëm sepse ka të bëjë me transparencë dhe me atë që askush nuk është mbi ligjin. Mendoj se partitë e kanë shfrytëzuar këtë rast.'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?