Sport

Kosova e nis me humbje, Suedia e fortë për 'dardanët'! Italia fiton pas 55 vitesh në Sofie (VIDEO)

29 Mars 2021, 10:47| Përditesimi: 29 Mars 2021, 14:19

  • Share

Kosova e ka nisur me humbje fushatën eliminatore të Kupës së Botës ‘Katar 2022’. Dardanët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ janë mposhtur 0-3 nga Suedia e Zlatan Ibrahimovic. Ishte asisti i këtij të fundit me themër që zhbllokoi shifrat, pasi Augustinsson e pati të lehtë të shënonte me portën e boshatisur në minutën e 12. Kosova ishte shumë konfuze në fushën e lojës dhe para se të mbylllej pjesa e parë Suedia dyfishoi me Isak.

Në fraksionin e dytë të lojës për t’u veçuar ishte penallti e Larsson si dhe kartoni i kuq i Berishës në fundin e lojës.

Ndërkohë Italia ka marrë fitoren e dytë në dy ndeshje në grupin e saj. Skuadra ‘axurre’ mposhti 0-2 Bullgarinë në transfertë pas 55 vitesh që nga momenti kur janë ndeshur për herë të parë. Deri më tani në Sofia ishin zhvilluar 6 ndeshje, katër kishin përfunduar barazim dhe dy ishin fitore të Bullgarisë. Në ndeshjen e zhvilluar të dielën autorët e golave ishin Belotti me penallti dhe Locatelli.

Një fitore me rezultat minimal 0-1 ka marrë edhe Gjermania kundër Rumanisë. Në Bukuresht vendosi goli i futbollisti të Bayern-it Gnabry në pjesën e parë. Pas dy ndeshjeve ‘panzerat’ renditen në vendin e parë me 6 pikë.

Sakaq në grupin I ku bën pjesë edhe Shqipëria, Polonia ka mposhtur ka mposhtur 3-0 Andorën, ndërsa me të njëjtin rezultat edhe Hungaria ka marrë tre pikët kundër San Marinos. Pas dy ndeshjeve udhëheq grupin Anglia me 6 pikë, në vendin e dytë vijnë Polonia dhe Hungaria me katër pikë, ndërsa më pas vjen Shqipëria me 3 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?