Hungari 2-0 Kosovë

Kosova e pafuqishme në 'Puskas Arena', Hungaria e mposht 2-0

26 Mars, 21:05| Përditesimi: 26 Mars, 21:33

  • Share

BUDAPEST - Hungaria fitoi 2-0 kundër Kosovës në ndeshjen miqësore të zhvilluar pasditen e së martës në "Puskas Arena". Pas fitores 0-1 me Armeninë katër ditë më parë, Dardanët pësojnë humbje në miqësoren e dytë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, ndërsa ishte Szoboszlai në minutën e 58-të që shënoi golin e parë. Kosova e Franco Fodës provoi të barazonte, por pa sukses.

Duhej minuta e 86-të që Nagy të shënonte edhe golin e dytë për të vrarë shpresat e shqiptarëve. Kështu, pas suksesit me Armeninë trajneri i ri i Kosovës "shijon" humbjen e parë në stol, ndërsa këto ndeshje i shërbyen për të parë nga pranë gjendjen e lojtarëve.

Ora 21:29
'Zhvilluam 60 minuta të mira', Franco Foda i Kosovës: Mund të kishim barazuar


Kosova humbi 2-0 me Hungarinë në miqësore. Pas ndeshjes trajneri i dardanëve, gjermani Franco Foda tha se mund të kishin barazuar nëse do luanin ndeshjen e plotë si 60 minutat.

“Deri në minutën e 60 isha shumë i kënaqur. Në pjesën e parë kishim mundësitë më të mira për shënim. Por, në pjesën e dytë pranuam gol që nuk bën të pësohet në këto nivele. Pas pësimit të një goli të tillë kishte edhe 30 minuta dhe mund të barazonim. Më pas pësuam edhe të dytin dhe ndeshja mbaroi.

Lojtarët patën mundësinë të tregonin veten. Jam i kënaqur me secilin lojtar, edhe me ata që erdhën nga stoli. Kemi mundësi të përmirësohemi. Skuadra u mundua t’i zbatonte urdhrat dhe ato që u kërkova unë. Bëmë presing, fituam shumë topa dhe krijuam raste. Ndonjëherë kemi humbje të lehta të topit, si te goli i parë. Nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë.

Performancën që bëmë për 60 minuta, duhet të mësohemi ta bëjmë për 90 minuta, por nuk jemi ende në atë nivel. Kjo është shumë e rëndësishme, duhet të përmirësohemi në këtë drejtim. Për të arritur kualifikimet në Botëror apo Europian, ne duhet të performojmë për 90 minuta. 60 minuta nuk mjaftojnë.

Lojtarët e ardhur nga stoli? Gjithmonë shpresa është që të përmirësohet loja me zëvendësimet që bëjmë. Humbëm topa, atë priste Hungaria, nuk bën të ndodhë më një gjë e tillë”, theksoi tekniku i Kosovës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?