Kosova e tha fjalën e saj. Lëvizja 'Vetëvendosja' e Albin Kurtit, fituese e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.
Sipas KQZ, pas numërimit të 95,2 % të votave, Lëvizja Vetëvendosja është renditur e para me 25,74% , në vend të dytë LDK me 25,07% kurse në vendin e tretë dhe të katërt PDK dhe AAK6+PSD, përkatësisht me 21,27 dhe 11,59%. Subjektet e tjera 10,14%
Në bazë të rezultateve, asnjë forcë politike nuk e ka të mundur krijimin e qeverisë pa koalicion.
Analistët politikë të cilët kanë përcjellë gjithë fushatën zgjedhore të partive politike, dhe zotimet e tyre për vija të kuqe kundër njëri tjetrit, do t’i harrojnë ato për të kërkuar mundësinë më të mirë që të kapen me pushtetin, pasi ky ka qenë qëllimi i tyre në kërkesën për zgjedhje të reja, dhe ky është qëllimi i tyre edhe tani.
Ditën e sotme votimi nisi në 895 qendra votimi dhe orari zyrtarë është mbyllur në orën 19:00. Të drejtë vote kishin 1.9 milion votues, të cilët do të zgjedhin 120 deputetë të ri, ndërsa në zgjedhjet marrin pjesë 25 subjekte politike. Sipas KQZ kanë votuar 43,24 % e numrit të përgjithshëm të votuesve. Rreth 39 000 vota janë konsideruar të pavlefshme.
Lajmi kryesor: