Edhe përpjekja e 50 e deputetëve të zgjedhur në Kosovë, nuk pati sukses në konstituimin e parlamentit. Partitë e opozitës së legjislaturës së fundit nuk morën pjesë në votimin për ngritjen e komisionit parlamentar për votimin e fshehtë. Atë e përkrahën 53 deputetë të pranishëm në sallë ndërsa grupet e tjera parlamentare nuk morën pjesë në votim.
E shtuna e 26 Korrikut, është afati i fundit sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që deputetët të formojnë institucionet. Por, aktgjykimit me paqartësitë e tij nuk përcakton se cfarë ndodh në rast të shkeljes së afatit të përcaktuar nga gjykata. Vetëvendosje ka më pak se 5 ditë kohë të bindë partitë e tjera për të arritur 61 vota në parlament për votimin e kryetarit të ri të parlamentit dhe të qeverisë së re.
Edhe pse përpjekjet janë duke u kryer, deri më tani nuk ka asnjë rezultat. Albin Kurti konfirmoi ofertën që i ka bërë Nismës Socialdemokrate për t’iu bashkuar në qeveri në këmbim të votave për konstituimin e parlamentit dhe formimin e qeverisë së re, por la të nënkuptohej se asgjë nuk është formalizuar, pasi ajo nuk mund të cilësohet ende një marrëveshje.
"Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gadishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e mirë, ta kemi konstitutim të Kuvendit dhe Qeverinë", tha Kurti gjatë një konference për media në Qeverinë e Kosovës.
Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku, i cili refuzoi javë më parë ftesën e Kurtit për t’u futur në qeveri, thotë se duhet një interpretim i ri nga Gjykata Kushtetuese, edhe pse nuk tha nëse forca e tij do të marrë hapa konkrete ose jo.
E vetmja që ka thënë publikisht se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarim është Presidentja Vjosa Osmani, institucioni i cili drejton ende nuk e ka bërë një gjë të tillë. Me seancën e 50-të që dështoi konstituimin këtë të hënë, gjasat janë që deri të shtunën të shihen edhe 2 të tjera të ngjashme, pasi Vetëvendosje duket se nuk po i bind dot në negociata politike partitë.
Albin Kurti
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gadishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete.
"Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gadishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e mirë, ta kemi konstitutim të Kuvendit dhe Qeverinë", tha Kurti gjatë një konference për media në Qeverinë e Kosovës.
Kurti tha se nuk mund të ofrojë hollësi pasi kjo ofertë ende nuk është konkretizuar në marrëveshje, duke theksuar se "nevojitet të vazhdojnë bisedimet dhe vullneti politik", në mënyrë që të krijohen institucionet e reja.
Kreu i LVV-së, partisë fituese të zgjedhjeve të shkurtit, tha se shpreson që bisedimet me partinë e Limajt të finalizohen gjatë kësaj jave.
“Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose mungesën e saj”, tha ai.
/REL/
Avokati Arianit Koci ka protestuar sërish në ambientet e jashtme të Parlamentit në Prishtinë, kundër krizës politike të krijuar në vend. Pak momente përpara nisjes se seancës së 50 të kësaj të hëne për konstituimin, ai qethi flokët i ulur në një karrige. Rreth 3 javë më parë ai hyri në oborrin e Kuvendit me 4 gomerë, që simbolizonin sipas tij deputetët dhe klasën politike në Kosovë.
"Po na rrezikohet shtetësia", u tha gazetarëve të pranishëm avokati duke iu referuar krizës politike të thelluar.
Komente

Sa të jetë përçarësi i shqiptarisë ndyrësira Kurti Kosova vetëm destabilizim do ketë,ka shumë derra që e mbështesin janë njëlloj si shpellarët që mblidhen pas Sali non gratës
Përgjigju