Kuvendi i Kosovës, foto arkivë

Kosova & Rajoni

Kosova pa parlament! 'Digjet' edhe seanca e 50-të, Kurti ofertë Fatmir Limajt

21 Korrik, 08:24| Përditesimi: 21 Korrik, 13:23

  • Share

Edhe përpjekja e 50 e deputetëve të zgjedhur në Kosovë, nuk pati sukses në konstituimin e parlamentit. Partitë e opozitës së legjislaturës së fundit nuk morën pjesë në votimin për ngritjen e komisionit parlamentar për votimin e fshehtë. Atë e përkrahën 53 deputetë të pranishëm në sallë ndërsa grupet e tjera parlamentare nuk morën pjesë në votim. 

E shtuna e 26 Korrikut, është afati i fundit sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që deputetët të formojnë institucionet. Por, aktgjykimit me paqartësitë e tij nuk përcakton se cfarë ndodh në rast të shkeljes së afatit të përcaktuar nga gjykata. Vetëvendosje ka më pak se 5 ditë kohë të bindë partitë e tjera për të arritur 61 vota në parlament për votimin e kryetarit të ri të parlamentit dhe të qeverisë së re.

Të shtunën Albin Kurti zhvilloi një takim me kreun e Nismës Socialdemorkate Fatmir Limaj, të cilit sipas deputetit Faton Peci e ka ftuar në bashkëqeverisje. Peci përmendi edhe përpjekjet e javëve të kaluara për bashkëqeverisje me Nismën e Limajt. 

"Aktualisht ka dhënë ofertë për Nismën Socialdemokrate, ndërsa në një fazë më të hershme ka pasur ofertë për të diskutuar për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë Peci pas seancës së të hënës.

Takimi sipas Pecit, është zhvilluar në një frymë pozitive por rezultate konkrete ende nuk ka, ndërkohë në rast të një dështimi të negociatave politike dhe me afatin kushtetues që po afron, karta e fundit për të shpëtur vendin nga një krizë edhe më e thelluar mund të jetë Presidentja Vjosa Osmani, e cila publikisht ka thënë se do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për pasojat që do të vinin nëse parlamenti nuk konstituohet brenda 26 Korrikut. 

 

Ora 13:05
Kriza politike në Kosovë/ Avokati sërish në protestë, qethet në oborrin e Parlamentit (VIDEO)

Avokati Arianit Koci ka protestuar sërish në ambientet e jashtme të Parlamentit në Prishtinë, kundër krizës politike të krijuar në vend. Pak momente përpara nisjes se seancës së 50 të kësaj të hëne për konstituimin, ai qethi flokët i ulur në një karrige. Rreth 3 javë më parë ai hyri në oborrin e Kuvendit me 4 gomerë, që simbolizonin sipas tij deputetët dhe klasën politike në Kosovë.

"Po na rrezikohet shtetësia", u tha gazetarëve të pranishëm avokati duke iu referuar krizës politike të thelluar. 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fric: 21/07/2025 11:28

    Sa të jetë përçarësi i shqiptarisë ndyrësira Kurti Kosova vetëm destabilizim do ketë,ka shumë derra që e mbështesin janë njëlloj si shpellarët që mblidhen pas Sali non gratës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?