Pankarta e tifozëve të Lech Poznan në ndeshjen kundër Crvena zvezda

Sport

'Kosova është Serbi'! UEFA gjobit me shumën e majme Partizanin e Beogradit, i 'kyç' edhe stadiumin

14 Gusht, 13:36| Përditesimi: 14 Gusht, 13:37

  • Share

UEFA ka vendosur masa disiplinore ndaj Lech Poznanit dhe Partizanit të Beogradit, pas shfaqjes së banerave me përmbajtje politike gjatë ndeshjeve të fundit në garat evropiane.

Klubi polak Lech Poznan u gjobit me 10 mijë euro për një baner gjigant me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, i shfaqur në ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të Conference League kundër Crvena zvezdës. Vendimi u publikua të enjten nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

Ndërkohë, Partizani i Beogradit mori një dënim total prej 90 mijë e 250 eurosh për incidentet e tifozëve në përballjet ndaj Oleksandriyës dhe Hibernianit në kualifikimet e Conference League. Vetëm për ndeshjen ndaj Oleksandriyës, të zhvilluar më 31 korrik, klubi serb u gjobit me 17 mijë e 500 euro për banerat e papërshtatshme, përfshirë edhe mesazhin “Kosova është Serbi”.

Pjesa tjetër e dënimit, 72 mijë e 750 euro, lidhet me bllokimin e rrugëve, përdorimin e lazerëve dhe ndezjen e fishekzjarrëve në dy ndeshjet e zhvilluara në Beograd. Si masë shtesë, në ndeshjen e ardhshme të UEFA-s në shtëpi, Partizani i Beogradit do të ketë 10 mijë tifozë më pak në tribuna.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?