Kërcënimi me luftë i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ndaj Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta nga figura politike dhe publike në mbarë botën.
Djali i Nikki Haley, ish kandidate republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ka kundërshtuar deklaratat e Vuçiç.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, bashkangjitur videos ku presidenti serb duket kur kërcënon me luftë, Nalin Haley shkruan se “Kosova i përket Shqipërisë!”.
Kosovo belongs to Albania???????? ???????? https://t.co/iBsXFse3WK
— Nalin Haley (@Nalin_Haley) March 19, 2024
Komento