Në 14 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, Kosova është e veshur me atmosferën e festës. Kremtimet kanë nisur që prej orës 08:00 të mëngjesit me ceremoninë e ngritjes së flamurit nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Kofnjuca. Zyrtarët më të lartë të shtetit më pas bënë homazhe në homazhe në Prekaz, në vendlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me përfaqësues të partisë, bënë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova.
Gazetari Zekirja Shabani tregoi për 'Studio Live' në Report Tv me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri atmosferën që ka përfshirë vendin. Ai tha se përpos festimeve zyrtare, qytetarët kanë zgjedhur të festojnë në mënyra të ndryshme këtë të ditë të shënuar për Kosovën.
"Është bërë tradicionale ceremonia e ngritjes së flamurit që hapi të gjitha aktivitetet shtetërore prej orës 08:00 të mëngjesit kishim ceremoninë e ngritjes së flamurit nga presidentja, kryeministri dhe kryetari i kuvendit. Homazhe tek Kompleksi memorial në Prekaze, Nderimi familjes Adem Jashari, varii ish-presidenti Rrugova, këto ishin pjesa ceremoniale. Në 12 të natës kishim parakalimin e forcave të sigurisë së Kosovës në sheshet kryesore të kryeqytetit. Ishte pjesa ceremoniale e kremtimit të 14- pavarësisë i shoqëruar nga aktivitete edhe në komuna të ndryshme të Kosovës. Qytetarët kanë organizuar në forma të ndryshme festimin e pavarësisë", tha Zekirja Shabani për Report Tv.
Mungesa e figurave historike që shpallën pavrësisë e Kosovës, por sot ndodhen në paraburgimin në Hagë është ndjerë më shumë në PDK, partinë e drejtuar më parë nga Hashim Thaçi. Shabani tregon se kreu aktual i kësaj partie, Memli Krasniqi ka vizituar familjarët e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit.
"Ata akuzohen për krime lufte, është ndjerë mungesa e tyre sidomos në Partinë Demokratike të Kosovës, e kemi parë kreun e PDK Memli Krasniqi në familjen e ish-presidentit Thaçi, Krasniqit e Veselit", tha ai.
I ftuar ishte edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i cili tha se mbajtja e luftëtarëve të Kosovës në paraburgimin në Hagë është një vendim i padrejtë dhe një përpjekje për të rishkruar keq historinë e vendit.
"Mbajtja e presidentit Thaçi, Veselit, Krasniqit, Selimit dhe luftëtarëve në Hagë është një proces i padrejtë që ka goditur Kosovën dhe përpjekje për ta rishkruar historinë e Kosovës. Askush nuk mund ta rishkruajë se ajo është shkruar njëherë, jemi të sigurt dhe Thaci dhe të tjerët që qëndrojnë në mënyrë të padrejtë do triumfojnë", u shpreh Hoxhaj.
Hoxhaj tha se shpallja e pavarësisë është fitorja më e madhe e shqiptarëve, si edhe përfaqësimi i vlerës më të lartë të lirisë. Hoxhaj thotë se Kosova ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar në rrugëtimin e vështirë që ka përpara.
"Pas pavarësisë së Shqipërisë në fillim të shekullit 20, pavarësia e Kosovës padyshim që është arritja më e madhe e shqiptarëve. Është një avancim më i madh politik i gjysmës së kombit shqiptar, u rikthye një drejtësie e vjetër që kishte munguar tek shqiptarët në 100 vite, është përfaqësimi i vlerës më të lartë të lirisë.
Kosova ka një mbështetje të mirëfilltë të partnerëve perëndimor dhe pa amerikanët dhe europianët dhe mbështetjen e Shqipërisë nuk besoj se do ishim në gjendje ta ndryshonim hartën e Ballkanit. Ka pas vende që e kanë bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe duket se sot dhe e kësaj dite ka një ndikim të madh, por qëndrimi i ndërkombëtarëve mbetet i njëjtë", tha Enver Hoxhaj për Report Tv.
Sot mender presednike osmanka dukej si millka pllanice dikur me surja pupovcin&albin kurtin,kurse ai ahmak konjufca qe lepihet si rrahman morina, shifni edhe serbia sot ishte me e qete, nuk tha asnje fjale sepse festimi ka shkuar siq e ka dashur vuqiq,ska asnje problèm thot tash e 15-20 vite te jene shiftari ne takime vetem tmos permendet pavaresia dhe uck,dhe ne gjithe lehjen e kurrcit dhe mender presednike osmankes nuk u kujtuan ata qe sollen lirine, kurrci kishte zgjedhur sot te fliste per arritjet ne korrupsin qe e them me pergjegjsi te plote kurre ska qene me e larte,kurse ajo dosa millka pllanice kishte nxjerrur femijet dhe ate magarin qe shan e kercenon gazetaret ne sfilate mode per te cilet kujdesej edhe kurrci tua mèrrte patin, qeveri e jo mahi,sikur ta kishte emruar millosheviqi prandaj vuqiqi nuk ban za, bile edhe shesheli nuk po reagon sepse e ka probatim taten e osmankes.
Përgjigju