VIDEO/ Kosova i kishte dënuar me 2 vite burgim për prodhim e shitje droge, arrestohen për ekstradim 2 të kërkuarit nga Tirana

19 Shtator, 09:38| Përditesimi: 19 Shtator, 09:53

  • Share

Tiranë- Kapen për qëllime ekstradimi drejtë Kosovës dy persona të shumëkërkuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit konfirmoi sot (19 Shtator) finalizimin e operacionit të koduar “Operacionalja 17”.

Të arrestuarit janë A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19 Gusht 2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Kosovë, në kuadër të planit të koduar “Para drejtësisë”.

“Po vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, për t’i ekstraduar këta shtetas”, sqaron policia.

Teksa do priten edhe masat e sigurisë nga Gjykata e Tiranës, për t’i hapur rrugë zyrtarisht procesit.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?