Sociale
Kosova & Rajoni

Kosova ishte përgatitur për të pritur Papa Françeskun, dom Shan Zefi tregon arsyen e anulimit të vizitës 3 vite më parë

Në Prizren u kremtua mesha për shpirtin e Papa Françeskut.  Besimatarët katolikë dhe murgeshat bashkohen në lutje e ndezin qirinj për shpirtin e Atin të Shenjtë.

Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dom Shan Zefi tha për Report Tv se Papa Françesku kishte shprehur dëshirën për të vizituar Kosovën, një vizitë për të cilën vendi ishte përgatitur tre vite më parë.

“Ne jemi përgatitur disa herë për ta mirëpritur Papën në Kosovë. Ai i donte shumë shqiptarët dhe Kosovën dhe ishte planifikuar vizitën por është anuluar për shkak se gjatë tre viteve të fundit nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha  Dom Shan Zefi, vikal i dioqezës Prizren-Prishtinë.

Po kështu në katedralen "Shën Shtjefni" të Shkodrës u mbajt të mërkurën mesha e shenjtë, drejtuar nga Ipeshkvi, Imzot Giovani Peragine, përpara nisjes së tij drejt Vatiaknit ku do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Atit të Shenjtë.

Imzot Peragine ndau një kujtim të çmuar nga takimi me Papa Françeskun.

“Unë kujtoj se gjatë takimit të fundit që kishim me Papën, së bashku me një përfaqësi të besimeve të ndryshme, na ka përsëritur se sa shumë e donte Shqipërinë dhe se ishte krenar që Shqipëria ka qenë vendi i parë që kishte vizituar”, tha Imzot Giovani Peragine, Ipeshkv i dioqezës Shkodër-Pult, duke shtuar se “ndihem i trishtuar për ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Papa Françesk dhe është veshtirë për ta pranuar këtë moment”.

Papa Françesku u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare ndersa ceremonia mortore ne Vatikan do te mbahet të shtunën ku do të marrin pjesë dhe disa klerikë shqiptarë.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?