Kosova & Rajoni

Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi marrin dozat e para të vaksinave nëpërmjet COVAX! Soreca: Askush nuk është i sigurtë deri sa të sigurohemi të gjithë!

28 Mars 2021, 15:09| Përditesimi: 28 Mars 2021, 16:53

  • Share

Askush nuk është i sigurte deri sa të jemi të gjithë të sigurte është shprehur kështu Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, duke iu referuar fushatës së vaksinimit anti-COVID dhe shpërndarjes së tyre nëpërmjet mekanizmit të COVAX.

“BE është e përkushtuar të sigurojë që të gjithë ata që kanë nevojë për një vaksinë ta marrin atë. Duke qenë një nga kontribuuesit kryesorë të COVAX me mbi 1 miliardë €, BE ka shpërndarë tashmë 31 milion doza vaksina në 54 vende. Shqipëria ka marrë tashmë 38 400 vaksina përmes COVAX,” ka theksuar Soreca në postimin e tij.

Ndërkohë që ditën e sotme Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi marrin sot dozat e para të vaksinave anti-COVID nëpërmjet mekanizmit të COVAX.

Maqedonia e Veriut ka marrë sot dërgesat e para të vaksinave të siguruara nëpërmjet mekanizmit COVAX.  Në vend kanë arritur 24.000 doza të AstraZeneca dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se imunizimi me këtë doza të vaksinave do të fillojë të mërkurën, duke bërë që të zgjerohet edhe grupi I të vaksinuarve pasi deri tani janë vaksinuar vetëm personeli shëndetësor.

"Me këtë dërgesë, do të imunizohen të sëmurët kronik dhe personat mbi 75 vjeç. Vaksinimi do të kryhet në qendrat shëndetësore. Në muajin prill pritet të arrijë dhe pjesa tjerë prej 76.000 dozave të vaksinave AstraZeneca”, ka deklaruar ministri Filipçe, i cili doli në aeroportin e Shkupit për të pritur mbërritjen e kontingjentit të vaksinave.

Të njëjtën sasi të dozave e ka marrë edhe Mali I Zi, lajmi është konfirmuar nëpërmjet një njoftimi të Qeverisë së Mali të Zi.

Në Kosovë vaksinat e para arrijnë në orën 20:15 në aeroportin Adem Jashari, ku do të priten nga kryeministri Albin Kurti.  Lajmi është konfirmuar dje edhe nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge. Vaksina e para që do të vijnë në Kosovës janë  AstraZenecas, të cilat  janë siguruar nëpërmjet mekanizmit COVAX, platformë nëpërmjet të cilës vendi ka porositur 100.800 doza. 

Kosova është i vetmi vend në Evropë, që nuk kishte marrë vaksina kundër Covid-19, ndërkohë që Shqipëria i ka ardhur në ndihmë, ku i ka premtuar që do të vaksinojë të gjithë mjekët dhe infermierët, të cilët në total janë 11 mijë.

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?