Vaksinat e mbërritura në Kosovë dhe një mjeke

Kosova & Rajoni

Kosova merr mbi 182 mijë doza të vaksinës Astrazeneca, donacion nga Norvegjia

3 Korrik 2021, 14:48| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 14:56

  • Share

KOSOVË- 182.900 doza vaksinash Asrazeneca kanë mbërritur ditën e sotme në Kosovë si një donacion nga Norvegjia. Lajmin e ka bëre me dije Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, nëpërmjet një postimi  në 'Facebook'.

Ministri Shëndetësisë, Arben Vitia falenderoi ndihmën që ka dhënë Norvegjia dhe BE në përballjen me COVID-19 për vendin, ndërsa theksoi se solidariteti mes vendeve gjatë pandemisë tregoi se është e vetmja mënyrë për të fituar ndaj COVID-19.

Të pranishëm në dhurimin e vaksinave ishin ministri i Shëndetëisë, Arben Vitia, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl dhe Udhëheqësi i sektorit për Bashkëpunim i Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Urimi: 05/07/2021 06:54

    Ne Norvegji e kane ndaluar perdorimin e Astrazeneca. Behet vetem Moderna e Phizer. Nder i paskan bere Kosoves duke pastruar depot. Hipokrote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?