KOSOVË- Kosova ka marrë sasinë e dytë të vaksinave nga kontrata që ka nënshkruar me Pfizer. Mbi 106 mijë doza të vaksinës anti-COVID, kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme ndërsa në vijim priten të vijnë edhe doza të tjera.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili shkruan se vaksina është zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë.
Ndërkohë që me datë 28 Kosova mori sasinë e parë të dozave të vaksinës anti-COVID të siguruara nga kontrata me Pfizer. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të zgjerohet fasha e vaksinimit për të arritur objektivin e vendosur për të vaksinuar 60% të popullatës brenda vitit 2021.