Kosova & Rajoni

Qeveria e Kosovës merr vendimin: 1500 euro familjeve që kanë humbur të dashurin nga COVID, nga 1 tetori vetëm për ata që humbin betejën me virusin pas vaksinimit me 2 doza

28 Shtator 2021, 16:17| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 16:30

  • Share

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim, ku çdo familje kosovare që ka humbur të dashurit e saj për shkak të infektimit me COVID, do të shpërblehen me 1500 euro. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka nënshkruar ditën e sotme vendimin “Mbështetja për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19”.  

Të gjithë ata që kanë humbur familjarin për shkak të koronavirusit, që të përfitojnë mbështetjen financiare, kanë afat deri më 30 nëntor për të aplikuar në portalin online, https://masa3-1.rks-gov.net/. Dokumentet e nevojshme për aplikimin elektronik janë: certifikata familjare, që të vërtetohet lidhja e familjare e palikuesit me viktimës dhe fotografi të pjesës së pasme të kartës së identitetit të aplikuesit.

Ndërkohë vlen të theksohet që pas datës 1 tetor ky vendim do të ndryshojë. Mbështetjen financiare prej 1500 eurosh do ta përfitojnë vetëm familjarët e viktimave që vdesin si pasojë e COVID, por janë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?