Kosova ndaloi dinarin, Brnabiç: Synojnë spastrimin etnik të serbëve! Të hënën kërkojmë seancë urgjente në Këshillin e Sigurimit

3 Shkurt, 12:53| Përditesimi: 3 Shkurt, 15:47

  • Share

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç deklaroi se Serbia do të kërkojë mbajtjen e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, edhe pse nuk do të jetë një seancë e lehtë. Sipas saj, qëllimi kryesor i Albin Kurtit me këto veprime, është spastrimi etnik i serbëve në Kosovë.

“Seanca e Këshillit të Sigurimit dhe lufta e mëtejshme për Kosovën që është pjesë e jona nuk do të jetë e lehtë. E kuptoj se çfarë po bën Kurti, por nuk mund ta kuptoj pse nuk ka reagim më të fortë nga bashkësia ndërkombëtare”.

Në një intervistë, Brnabiç tha se ndërkombëtarët e kanë pranuar se heqja e dinarit nuk është konsultuar madje nuk është përmendur as nëpër seancat e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Edhe presidenti Aleksandar Vuçiç tha një ditë më parë se qëllimi i Albin Kurtit është spastrimi etnik dhe njohja e pavarësisë, por garantoi qytetarët serbë se do tu qëndrojë në mbrojtje

Ndërkohë SHBA e BE kanë shprehur shqetësimin për këtë vendim të bankës qendrore të Kosovës, jo për përmbajtjen, por për mënyrën se si është marrë ai, pa asnjë konsultim.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?