Kosova në karantinë gjatë fundjavës/ Ja masat shtrënguese

6 Nëntor 2020, 14:21| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 14:27

  • Share

Shifrat e larta te Koronavirusit kanë rikthyer në karantinë Kosovën. Komiteti për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës rreth COVID-19 ka propozuar një varg veprimesh për t’i mënjanuar kështu shifrat e larta të koronavirusit në vend.

Sot do të njoftohet vendimi për mbylljen e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafenetë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Duke filluar prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e premte) deri më datë 09/11/2020 (e hënë) në orën 05:00, përveç:

Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?