Foto ilustruese

Kosova në karantinë! Këto janë masat anti-COVID që hyjnë në fuqi nga sot

13 Nëntor 2020, 08:36| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 08:39

  • Share

Sot në orën ora 18:00 do të hyjnë në fuqi masat e reja të miratuara nga qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së COVID-19,.

Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

Zona e kuqe – rrezik i lartë

Komunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 brenda javës. Këtu janë komuna e Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Shtimes dhe Obliliqit.

Në këto komuna, ndalohen hyrjet dhe daljet e qytetarëve dhe automjeteve nga ora 19:00 deri ne orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme.

Gjatë kësaj periudhe ndalohet edhe veprimtaria e gastronomisë. Ndërkaq transporti publik lejohet të punojë me 50 për qind të kapaciteteve, duke respektuar Manualin për mbrojtje nga COVID-19. Taksitë do të lejohen të punojnë vetëm me një pasagjer prapa ose tre, nëse janë anëtarë të familjes.

Aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura lejohen. Gjate stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona.

Pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative lejohen duke shfrytëzuar vetëm 40 për qind të hapësirave.

Po ashtu, do të lejohet pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve të Ministrisë së Kulturës dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30 për qind të hapësirës.

Zona e verdhë – rrezik mesatar

Komunat me rrezik të mesëm të infeksionit janë ato që kanë prej 76 deri në 150 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Të gjitha institucionet publike dhe private duhet ta reduktojnë stafin e tyre dhe ta organizojnë punën në bazë të Manualit për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00. Transporti publik lejohet të punojë me 50 për qind të kapaciteteve.

Do të lejohet pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve të Ministrisë së Kulturës dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30 për qind të hapësirës.

Në këtë zonë, hyjnë të gjitha komunat tjera që nuk janë pjesë e zonës së kuqe dhe të gjelbër.

Zona e gjelbër – rrezik i ulët

Në këtë zonë hyjnë komunat me rrezik të ulët të infeksionit, që kanë 1 deri në 75 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Në këtë zonë hyjnë komuna e Istogut, Malishevës, Rahovecit, Skënderajt, Dragashit, Mamushës dhe Junikut.

Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20;00. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit “merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Transporti publik do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Testi me metodën PCR

Në vendimin e ri të qeverisë është rregulluar edhe çështja se kur duhet që qytetarët që hyjnë në territorin e Kosovës të dëshmojnë përmes një testi negativ, se nuk janë të prekur nga sëmundja COVI-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Qytetarët që hyjnë në Kosovë, e që vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës së Qendrës Evropiane duhet të dëshmojnë përmes testit PCR se janë negativ me COVID dhe në bazë të parimit të reciprocitetit.

Shtetasit e huaj që kanë qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Kosovë, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin testin negativ, të bërë më së largu 72 orë më parë. Nëse nuk kanë një test të tillë, ata duhet të vetizolohen për 7 ditë.

Shtetasit e huaj, që kanë caktuar termin mjekësor në Kosovë, mund të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, vetëm nëse paraqesin testin negativ për koronavirus, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes. Ata po ashtu obligohen të sjellin si vërtetim terminin mjekësor të ëshuar nga spitali.

Qytetarët që kanë dokumente të Kosovës, por kanë adresë banimi në një shtet tjetër, obligohen të paraqesin një test negativ, jo më të vjetër se 72 orë ose të vetizolohen për 7 ditë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?