Raste dhe viktimat nga COVID-19 në Kosovë nuk dinë të ndalet! Teksa rajoni është “pushtuar” nga varianti delta, Kosova është një ndër vendet më të prekura.
Betejën me COVID-19 e kanë humbur 17 persona gjatë 24 orët e fundit, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë prej shfaqjes së variantit delta në vend.
Nga 7.946 testime të kryera, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin, ndërkohë që të shëruarit janë 278 gjatë 24 orët e fundit.
Megjithëse procesi i vaksinimit masiv po vijon normalisht dhe masat anti-COVID janë ashpërsuar, situata epidemiologjike në vend po përkeqësohet.
Ditën e djeshme, mes 11 viktimave të shënuara nga COVID-19, ishte edhe një vajzë 20-vjecare me prejardhje nga Kosova.
Shfaqja e variantit delta përben një kërcenim për të gjitha vendet, për shkak të shpejtësisë marramendëse me të cilën përhapet.
Një vajzë 20-vjeçare që është ishte prekur nga COVID-i ka vdekur dje në Gjakovë. Në një fotografi të publikuar në mediat bëhet me dije se e reja ishte me prejardhje nga Tropoja, por me vendbanim në fshatin Ramoc të komunës së Gjakovës.
"Covidi i merr jetën vajzës 20 vjeçare nga fshati Ramoc, Gjakovë, ngushëllime familjes dhe te gjithe farefisit. U prehsh ne paqe Suela Gusterani Pepaj. Varrimi behet sot ne ora 16:00 ne fshatin e lindjes Gusteran, Tropojë" thuhet në njoftimin e faqes Gjakova Sot.
Varianti ‘Delta’, ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve me COVID në Kosovë, ku një ditë më parë rezultuan pozitiv 1.682 qytetarë dhe ndërruan jetë 11 persona.