Vajza 20-vjeçare që humbi jetën nga COVID-19

Kosova & Rajoni

Kosova ‘nën pushtetin’ e variantit delta! 18 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre një 20-vjeçare, rastet pozitive nuk dinë të ndalen

28 Gusht 2021, 15:11| Përditesimi: 28 Gusht 2021, 15:14

  • Share

“Trendi” negativ i rasteve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë vijon të jetë një “kërcenim” për përjetimin e një vale tjetër të virusit.

Ditët e fundit, numri i viktimave vetëm po rritet, ndërsa gjatë 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 18 persona, mes tyre edhe një vajzë 20 vjeçare.

Ajo ishte Rumejsa Hoxha, me origjinë nga Gjakova dhe po “luftonte” me sëmundjen prej shamë ditën në kujdesin Intensive, por fatkeqësisht nuk aariti t’i mbijetonte betejës së vështirë me virusin.

Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa numri i atyre që kanë arritur të shërohen është 1.483.

Rastet dhe numri i viktimave nga virusi është rritur në mënyrë drastike në vend pas shfaqjes së variantit delta, i cili përbën një kërcënim real për të gjithë vendet në botë për shkak të përhapjes së tij.

Kosova si një “kundërpërgjigje” ndaj tij, ka vendosur sërish masa të reja shtrënguese, por deri më tani ende nuk kanë rezultuar të suksesshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?