Albin Kurti

‘Kosova nën ujë’/ Albin Kurti: Situata alarmante! Shiu nxjerr në pah keqqeverisjen e 20 viteve

13 Janar 2021, 15:06| Përditesimi: 13 Janar 2021, 15:11

  • Share

KOSOVA- Kryetari i LVV-së në Kosovë, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook është shprehur në lidhje me situatën alarmante që është krijuar si pasojë e reshjeve.

“Përballë forcave të natyrës njeriu është shpesh i vogël për t’u mbrojtur, e megjithatë, shtetet e organizuara mirë dallojnë prej të tjerave pikërisht sepse janë të përgatitur me dije e me struktura për të administruar me sa më pak kosto edhe probleme të tilla.”, shkruan Kurti, në postimin e tij.

Ai ka thënë se shiu ka nxjerrë në pah dështimet e keqqeverisjes së 20 viteve në vend.

Kurti ka shtuar gjithashtu se do të insistojë që të hapen hetime për ndërtuesit e rrugëve, pronarët gurthyesve, inspektorët e mbikëqyrësit, por edhe për politikanët që kanë shpallur e kanë marrë vendim për tenderët dhe për konkurset.

 Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe taksat të cilat paguajnë qytetarët e Kosovës për investime në rrugë, të cilat janë edhe më të lartat në rajon.

“Megjithatë, jemi optimistë sepse keqqeverisjen e krimin do t’i largojmë prej pushteti, e dalëngadalë do të punojmë së bashku me të gjithë ata që e duan punën e ndershme, që e respektojnë ligjin, që të forcohemi si vend. Puna dhe organizimi do t’i kthejnë gjërat kah e mbara”, ka shkruar ai në fund.

Ditët e fundit reshjet e pandalshme të cilat kanë mbuluar literalisht Kosovën kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, megjithatë situata është drejt përmirësimit.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?