Ministri Armend Zemaj teksa firmos aplikimin zyrtar

Kosova nënshkruan aplikimin me aleancën Gavi për sigurimin e vaksinës COVAX Facility

7 Dhjetor 2020, 17:37| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 17:39

  • Share

Kosova ka nënshkruar sot aplikimin për të siguruar vaksinën kundër COVID-19 në aleancën GAVI për COVAX Facility.

Këtë e ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX  nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë, sipas nevojës, përtej shifrës së 20% të vaksinave që do merren falas (apo rreth 360 mijë vaksina) nga COVAX, me që synimi është që të imunizohen kategoritë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19.

 “Synimi ynë është që t’i vaksinojmë të grupet e popullatës që janë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19, siç janë nëpunësit shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, personali i shërbimeve të angazhuara në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19…, por pa e përjashtuar asnjë kategori që duhet të vaksinohet kundër COVID-19, duke përmbushur obligimin ligjor. Të vetëdijshëm se sigurimi i vaksinave përbën një obligim për ruajtjen e shëndetit publik të popullatës, Ministria e Shëndetësisë, qysh para disa muajve kishte vendosur kontakte me GAVI-COVAX, me qëllim që të sigurojmë vaksinën për qytetarët tanë. Për fat të mirë, Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet”, ka shkruar ai në Facebook.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?