Foto ilustruese

Kosova nis të trajtojë me plazmë pacientët me COVID, ministri i shëndetësisë: Jemi shembull për rajonin

5 Shkurt 2021, 21:42| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 21:46

  • Share

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka njoftuar se Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente te pacienti i parë që është duke u trajtuar për COVID-19.

Në një postim në rrjete sociale Zemaj deklaron se gjatë procesit mjekët thonë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë. Ndër të tjera ai thotë se Kosova është bërë shembull për rajonin me nisjen e këtij procesi.

Klinika Infektive tashmë ka bërë edhe dhënien e plazmës konvalescente tek pacienti i parë. Gjatë dhënies, mjekët thonë se pacientët nuk kanë pasur efekte anësore dhe plazma është përballuar mirë.

"Në orët e pasditës trajtimit u janë nënshtruar edhe dy pacientë të tjerë, pranë Klinikës Infektive. Plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë. Ky është tregues i suksesit të profesionistëve dhe shëndetësisë tonë. Jemi bërë shumbull për rajonin. Ju faleminderit ekspert dhe ju mantelbardhë. Vazhdojmë", thotë ai.

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 284 raste të reja me COVID-19.  Ditët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19. Zemaj, më parë ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?