‘Kosova nuk është rajon i Shqipërisë’, habit studiuesi: Ka identitet kosovar të vjetër, të ndryshëm nga ai shqiptar! Gazetari: Ne jemi një komb

2 Shtator, 19:47| Përditesimi: 2 Shtator, 20:26

  • Share

Osman Azemi, një aktor i humorit në Kosovë, ka qenë kryefjalë në media ditët e fundit, për shkak të një deklarate, ku thoshte se Kosova nuk është një krahinë e Shqipërisë.

Lidhur me këtë deklaratë të aktorit, u diskutua edhe në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ku politologu Nexhmedin Spahiu, u shpreh se sipas tij ka identitet kosovar të vjetër, të ndryshëm nga ai shqiptar.

“Është një debat që është krijuar kaherë dhe debatet identitare janë të përhershme, kur kanë nisur rilindasit të krijojnë shtetin shqiptar kanë menduar që të krijojnë dhe të bëjnë një shtet me shqiptarët kudo që janë, por doli duke krijuar dy shtete, por ata njerëz kanë mendime të ndrushme politike. Ka identitet kosovar të vjetër të ndryshëm nga ai shqiptar”, tha ai.

Spahiu theksoi se shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë kanë heronjë të përbashkët, por sipas tij ka edhe shumë heronjë të cilët nga Kosova konsiderohen si heronjë dhe nga Shqipëria jo.

“Nëse bëhet fjalë për shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë shumë heronjë i kanë të përbashkët, të cilët janë të shpallur nga presidneca e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, kemi edhe heronj të ndryshëm. Në Kosovë është hero Rexhep Mitrovica, kurse nga Shqipëria ai konsiderohet bashkëpuntor i okupatorit. Pra përveç heronjë të përbashkët kemi edhe heronjë të ndryshëm dhe kjo shkakton edhe divergjenca të ndryshme”, tha ai.

Për gazetarin, Eljan Tanini, Kosova dhe Shqipëria janë një. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë identitete të ndryshme.

“Kosova është Shqipëri, po fyeni gjakun e dëshmorve që kanë derdhur për atë kosvë apo për këtë Shqipëri. Kosova është koka e Shqipërisë e shkëputur nga trupi. Ne kemi festa të përbashkëta dhe nuk mund të themi që kemi identitet tjetër. Jemi të njëjtët njerëz të përbërë prej gjaku, nuk ka shqiptari pa Kosovë”, tha ai.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 03/09/2024 01:15

    Ky /Zyloja i politikes/ duhet t'a dije se heronjte e armiqte lokale nuk jane baza e identitetit te nje kombi dhe vija qe na ndan e na bashkon.Jane,gjuha,kultura,traditat,origjina,historia,bashkjetesa ne te njejtin territor edhe pse me kufij te ndryshem,(jo per fajin tone)e ne vazhdimesi i nje popullate me te gjitha keto qe i rreshtova e te tjera qe perbejne ate teresi territoriale,gjuhesore,kulturore e racore qe quhet komb shqiptar.Dhe sa per sqarim per /ZYLO NEXHO SPAHIUN/,Rexhep Mitrovica mund te jete hero per Kosoven e tradhetar per Shqiperine,por ama eshte shqiptar.Vete cilesimi si tradhetar,apo bashkepuntor i pushtuesit eshte nje tregues per veprimet e zgjedhjet e tij,por nuk i mohohet qe eshte shqiptar edhe pse nga Kosova.

    Përgjigju
  • Tirona: 03/09/2024 00:27

    Ore që kta kan qen vrk e dija por kaq shumë sma merte menia në botë.. Komb Kosovar thot ky karabushi tjetër... a mjer ne e lum hasmi për intelektual që ka "kombi Kosovar"

    Përgjigju
  • Taypi: 02/09/2024 21:57

    Kosova kur ka hall thone jemi vellezer.. Ik or vlla se kemi hallet tona na lini rehat.. Kosovaret jan te perzier me gjak serbi.. Kur ju ka bytha keq thon jemi shqiptare.. Vellezer kan serbet

    Përgjigju
  • Karadaku: 02/09/2024 20:32

    Fajtor për përhapjen e përqarjes Shqipëri-Kosovë e kanë mediat që i japin hapësirë sharllatanëve si N.Spahiu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?