Kosova nuk pranon të pavaksinuarit, nga sot për të hyrë në vend kërkohet certifikata me dy doza! Kthehen dhjetëra qytetarë nga Shqipëria në Morinë

3 Janar 2022, 09:01| Përditesimi: 3 Janar 2022, 12:15

  • Share

Nga sot, për të hyrë në Republikën e Kosovës, secili qytetar duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me dy doza të vaksinës anti-COVID, në të kundërtën, nuk do të mund të hyjë. Dhjetëra qytetar nga Shqipëria që kanë kryer një dozë vaksine, apo me test PCR, janë kthyer mbrapsht nga policia kufitare e Kosovës në Morinë. Kjo pasi nga sot nuk vlen asnjë dokument tjetër, apo test PCR, por vetëm vaksinimi me dy doza. 

Qeveria e Kosovës më datë 1 dhjetor të vitit të kaluar ka miratuar masat anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi menjëherë, mirëpo, një pikë e këtij vendimi ishte lënë për datën 3 janar të vitit 2022. Sipas këtij vendimi, nga sot, për të hyrë në Kosovë, secili person duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19.

Ndërkaq personat të cilët nuk i kanë bërë dy dozat e vaksinës, do të kenë mundësi të vaksinohen në pikën kufitare aeroportin “Adem Jashari” dhe në pikat kufitare në Vermicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit.

Sipas masave anti-COVID që janë në fuqi, lëvizja e qytetarëve lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit, deri në orën 00:00 të mesnatës. Lokalet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 23:00, ndërkaq muzika duhet të ndalet në orën 21:30.

Ora 10:12
Kosova nis aplikimin e masave të reja në kufi, dhjetëra qytetarë nga Shqipëria kthehen pas! Nuk kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID

Kosova ka nisur aplikimin e masave të reja anti-COVID, në kufi, ku asnjë qytetar nuk do të lejohet që të futet në territor pa certifikatën me dy doza të vaksinës. Dhjetëra qytetar nga Shqipëria që kanë kryer një dozë vaksine, apo test PCR, janë kthyer mbrapsht nga policia kufitare e Kosovës. Kjo pasi nga sot nuk vlen asnjë dokument tjetër, apo test PCR, por vetëm vaksinimi me dy doza.

‘Unë e kam bërë, por nusja nuk e ka bërë dhe ka ardhur me test! Na thanë se duhen vetëm dy dozat e plota. Na duhen të dyja’- tha një qytetar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 03/01/2022 17:45

    Bravo Kosova.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?