Kosova pa trajner, në skenë del legjenda Shevchenko

3 Korrik 2023, 11:25| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 12:35

  • Share

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbetur pa trajner që nga java e kaluar kur u shkarkua Alain Giresse. Vendin e tij pritet ta zërë legjenda e Milanit dhe ish-trajneri i Ukrainës, Andry Shevchenko.

Ka qenë gazetari Ylber Kelmendi që nga Prishtina bën me dije se Shevchenko është një kandidat i mundshëm, teksa edhe Antonio Conceição është pjesë e listës, me ish-trajnerin e Kamerumit që ka shprehur dëshirën për të drejtuar Kosovën.

"Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko i është propozuar FFK-së për selektor të Kosovës Ish trajneri i kombëtares së Ukrainës dhe klubit italian Genoa është i gatshëm ta marr drejtimin e kombëtares tonë. Përveç Shevchenkos edhe ish trajneri i Kamerunit Antonio Conceição përmes agjentëve të tij ka shprehur dëshirë për të marrë drejtimin e ‘Dardanëve’", shkruan gazetari Ylber Kelmendi.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?