‘Po hiqet një padrejtësi!’ Kështu është shprehur kryeministri Albin Kurti nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ku uroi qytetarët e Kosovës për heqjen e vizave.
“Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi. Qytetarët tanë tashmë do të mund të lëvizin në 32 vende. Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë të cilët kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë. Të respektojnë kriteret, dhe kudo që të udhëtojmë mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova. Urime viti i ri dhe për herë të fundit urime liberalizimi i vizave”, tha Kurti në fjalën e tij
Grupi i parë i qytetarëve që udhëtojnë pa viza janë fituesit e kuizit të Bashkimit Evropian, që është organizuar në kuadër fushatës informuese të Qeverisë së Kosovës lidhur me liberalizimin e vizave.
Lajmi kryesor:
'Ndizet jeshilja’! Kosova pa viza në zonën Schengen! Kurti: Po hiqet një padrejtësi! Rama: 2024 nisi i mbarë, Gëzuar
S.G/ReportTv.al