Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, ka raportuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur të shkatërrojë 133 mijë vaksina AstraZeneca, kundër COVID-19, pas datës së skadimit të tyre, pasi vendi po përballet me një rritje të ashpër të shkallës së vdekjeve nga koronavirusi.
Vaksinat që do të shkatërrohen ishin pjesë e një donacioni nga Norvegjia dhe skadenca e tyre ishte ku 31 gushti, shkruan Reuters.
Vendimi për shkatërrimin e vaksinave shkaktoi kritika, me disa njerëz që kërkuan dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë në faqen e ministrisë së shëndetësisë në Facebook.
Fillimisht mungesa e gatishmërisë për të marrë vaksina, vështirësitë teknike për sigurimin e tyre fillimisht vetëm nëpërmjet takimeve online dhe propaganda negative për efektet anësore të vaksinave nga vaksinat e kanë bërë Kosovën ndër vendet me normat më të ulëta të vaksinimit në Evropë me 15.7%.
Në shtatë ditët e kaluara rreth 170 persona humbën jetën nga infektimi me koronavirus, dhe më shumë se 12,0000 raste të reja .
Rastet e reja i atribuoheshin tubimeve të tilla si dasmat dhe heqja e plotë e kufizimeve. Duke filluar nga kjo javë janë vendosur kufizime të reja duke përfshirë një shtetrrethim nga ora 10 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.
Mijëra kosovarë që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, të cilët kanë kaluar pushimet në Kosovë gjatë verës janë raportuar si raste pozitive kur janë kthyer në vendet e Evropës Perëndimore.
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia tha se shumë njerëz refuzuan të marrin vaksinën AstraZeneca pas "dezinformatave" se vaksinat tashmë kanë skaduar, gjë që i bëri njerëzit të qëndrojnë larg.
Në Kosovë njerëzit mund të zgjedhin midis vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer/BionTech. Por për shkak të disa raporteve mbi vaksinat AstraZeneca, njerëzit kryesisht kanë zgjedhur Pfizer/BionTech .
Vitia tha se në ditët në vijim Kosova do të marrë 500,000 vaksina Pfizer/BionTech nga Shtetet e Bashkuara dhe 250,000 vaksina AstraZeneca nga Gjermania dhe Italia si donacione.
Kosova vuan per mend sepse ka nje qeveri gomeresh dhe nje presidente kafshe, eshte nje ferme kafshesh qe populli po vdes ata krihen....
Përgjigju