KOSOVA-Kosova pritet të marri vaksinën anti-COVID në pranverë të vitit 2021, një lajm i konfirmuar edhe nga përfaqësuesja e Kosovës në OBSH, Isme Humolli. BE do të jëtë ndihma kryesore e ballkanit perendimor, pjesë e së cilit është edhe Kosova, siç ka thënë edhe Ursula von der Leyen presidentja e Këshillit Evropian
“Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të marrim vaksina për 20% të popullsisë” tha Hoti, duke theksuar se ministri i shëndetësisë po punon për të kërkuar mbështetje direkte nga vende partnere.
Komisioni Evropian, ka thënë se vaksinat për vendet e Ballkanit do të sigurohen nga koalicioni ndërkombëtar COVAX ku BE-ja ka rolin kryesor. Në këtë koalicion ndërkombëtar për sigurimin e vaksinës janë 184 shtete të botës.
Zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, përfaqësia në Kosovë, Isme Humolli, thotë se procesi i vaksinimit kundër koronavirusit në Kosovë nuk mund të fillojë para stinës së pranverës.
Sipas saj, Kosovës i mungojnë edhe kushtet teknike dhe profesionale jo të mira për të mirëpritur vaksinën anti-COVID, ajo tha se OBSH do të kryej trajnime të stafit mjekësor në mënyrë që vaksnimi të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sipas ministrit të shëndetësisë Zemaj, Kosova pritet të përfitojë rreth 360 mijë vaksina falas, ndërsa pjesën tjetër synon ta blejë.
Kosova për shkak të situatës së stabilizuar të koronavirusit deri më tani nuk ka njoftuar për implementimin e masave të reja shtrënguese, pasi ato të cilat aktualisht janë në fuqi janë të mjaftueshme për mbajtjen e gjendjes nën kontroll.
Sido që të jetë lufta me COVID-19 nuk ka mbaruar akoma, Kosova është në pritje në vaksinës me shpresën se do të vijë në pranverë të 2021.