Xhubleta në një pullë speciale

Kosova promovon trashëgiminë kombëtare përmes Filatelisë, Xhubleta në një pullë speciale

29 Dhjetor 2022, 20:08| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 20:12

  • Share

Pranimi i Xhubletës dhe dijebërjes së saj si Pasuri e Njerëzimit në UNESCO, shoëqërohet me të tjera lajme të mira, që vënë në dukje këtë pasuri kombëtare të trashëgimisë sonë. Së fundmi edhe Kosova, e ka përfshirë këtë vlerë etnografike në pullat e saj postare. “Nga trashëgimia-Xhubleta” është emërtuar emisioni i Filatelisë së Postës së Kosovës.

“Filatelia e Postës së Kosovës, kësaj radhe nga thesari i etnologjisë na sjell imazhin e bukur të Xhubletës në pulla postare, përmes të cilave do të promovojë kudo nëpër botë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe materiale të pafundme që ka atdheu ynë”- shkruhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

“Xhubleta” ishte e para nga dosjet e futura në proces për t’u pranuar në UNESCO, prej marsit të kaluar. Dije bërja e saj siç kanë shpjeguar specialistët, ishte në rrezik zhdukjeje, e pranimi në UNESCO, është një ‘dritë jeshile’ për më shumë investime, fushata ndërgjegjësimi dhe marrjen e masave të tjera për mbrojtjen e kësaj tradite. 

Grupi i punës që bëri të mundur realizimin e kësaj iniciative është koleksionistja Luljeta Dano, studiueset Dorina Arapi, Silvana Nini dhe kompozitori Dorian Çene dhe koleksionisti Ermal Sela.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?