Kosova rihap Aeroportin e Prishtinës më 28 qershor

24 Qershor 2020, 14:56| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 14:59

  • Share

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rihapje të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, nga data 28 qershor.

Sipas ministrit Zemaj, aeroporti do të hapet "vetëm për linjat e rregullta të domosdoshme, që kthehen brenda ditës, me masa të shtuara të sigurisë".

Eedhe ANP ka lëshuar një njoftim ku thotë se janë në pritje të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës, për të kuptuar detaje më të hollësishme për lejimin e fluturimeve.

Nga Aeroporti thonë se sapo të kenë njoftim më të detajuar, do të ofrojnë edhe informacione shtesë.

Postimi i plotë:

“Të nderuar udhëtarë,

Ju njoftojmë, se jemi në pritje të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës, për të kuptuar detaje më të hollësishme për lejimin e fluturimeve.

Sapo të marrim një njoftim më të detajuar ne do të ofrojmë informacion shtesë për ju.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!”.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,216 raste të prekura me koronavirus.

Prej tyre, 1069 persona janë shëruar, derisa 38 pacientë kanë vdekur.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?