HUNGARI - Në Budapest është duke u zhvilluar Kampionati Botëror i Karatese, me vajzat e Kosovës që në disiplinën e tyre ia dolën të zinin vendin e tretë në botë, duke shkruar kështu historinë.
Sportistet dardane triumfuan 2-0 kundër rivaleve nga Kazakistani, për të siguruar medaljen e bronztë. Pas këtij momenti emocionet nuk mund të fshiheshin, me sportistet që s'i mbajtën lotët.
Në kategorinë e meshkujve, këta të fundit u renditën në vendin e nëntë. Kujtojmë se në sportet luftarake Kosova është gjjithmonë në vendet e para në botë, duke mos zhgënjyer as këtë herë.