Ndërtesa e qeverisë së Kosovës

Kosova në ditë zie kombëtare, ndërtesa e qeverisë ndriçohet me flamurin e Turqisë

8 Shkurt 2023, 21:37| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 21:47

  • Share

E gjithë bota është solidarizuar me Turqinë dhe Sirinë duke shpresuar më të mirën dhe duke ndihmuar në çdo mënyrë personat që janë nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar njerëzit nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës. Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar të mërkurën në mbrëmje me flamurin e Turqisë. Përmes një postimi në Facebook, Qeveria ka shkruar se dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore dhe mbështet familjet e viktimave.

“Dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore. Në nder të viktimave të tërmetit shkatërrues, ndërtesa e Qeverisë sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk”, thuhet në njoftim.

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/02/2023 01:56

    /BEN/,po turqit i kemi //vellezer// te gjetur nuk e di ti kete?! Me sirjanet nuk kemi patur asgje historikisht.

    Përgjigju
  • Ben: 08/02/2023 22:15

    po per Sirine pse jo apo sjan njerez dhe ata .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?