Foto ilustruese

Kosova shpall gjendje emergjence për energjinë elektrike

4 Gusht 2022, 14:16| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 14:19

  • Share

Qeveria e Kosovës merr vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë elektrike. Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan vendimin me 68 vota pro, asnjë kundër e abstenim. Ky vendim është marrë nga kriza energjetikë botërore.

“Qeveria e Kosovës merr vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, e shtyrë nga gjendja aktuale botërore energjetike: rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

Masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës. Kuvendi mund të vazhdojë këtë afat për periudha të njëpasnjëshme prej 30 ditësh me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm në seancë, deri në 180 ditë.

Ky vendim do të përfshijë masa mbështetëse në mënyrë që qytetarët të sigurojnë ngrohjen gjatë dimrit, ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për prodhimin e kriptovalutave; mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Edhe në fund të vitit të kaluar, qeveria kishte marr vendim për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?