Foto Ilustruese

Ekonomi

Kosova shpenzoi 2. 2 miliardë euro për subvencionimin e energjisë

9 Korrik, 16:05| Përditesimi: 9 Korrik, 16:08

  • Share

Kosova ka shpenzuar mbi 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për të mbajtur çmimin e energjisë të ulët. Nga këto 2.2 miliardë euro, vetëm 9.2% e ndihmës shkoi për familjet më të varfra.

Kosova ka shpenzuar mbi 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për ta mbajtur këtë çmim të ulët, sipas të dhënave të publikuara nga Atlas Institute dhe OECD (2025).

Megjithatë, analiza tregon se pjesa më e madhe e kësaj ndihme nuk përfitohet nga familjet e varfra, por nga ato që nuk kanë nevojë për të.

“Kur thonë që rryma tek ne është e lirë, dijeni që çmimin real të rrymës janë duke e pagu shtresat më të varfëra”, tha Agron Demit nga Atlas Institute.

Kosova ka shpenzuar gjithsej 2.2 miliardë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë përmes çmimeve të ulëta.

Mbështetja fiskale dhe kreditore ka arritur në 608 milionë euro, prej tyre: 574 milionë euro mbështetje fiskale, 33 milionë euro mbështetje kreditore.

Vetëm 9.2% e subvencionimit të fshehur përfitohet nga familjet më të varfra.

Pjesa dërrmuese (mbi 90%) përfitohet nga familjet më të pasura dhe bizneset, për shkak se tarifat ishin të njëjta për të gjithë.

Krahasimi rajonal – Mbështetja publike për energji (% e PBB-së):

Shteti, Subvencione të fshehura; Mbështetje direkte buxhetore

  • Kosova 4.6%  – 2.2%
  • Serbia 1.4%  – 1.0%
  • Maqedonia e Veriut 2.4% –  0.6%
  • Shqipëria 2.2% –  0.6%
  • Bosnja dhe Hercegovina 2.2% –  0.1%
  • Mali i Zi 1.2%  – 0.1%.

Raporti nënvizon se kjo qasje e subvencionimit të përgjithshëm, në vend të ndihmës së synuar për kategoritë në nevojë, thellon pabarazitë sociale dhe financiare.

Në vend që të ndihmohen ata që realisht nuk mund të përballojnë faturat e energjisë, politika e tarifave të rregulluara i ka përfshirë të gjithë – duke përfituar më së shumti ata që mund të paguanin vetë.

“Burimi: Atlas Institute & OECD, 2025 Të dhënat janë marrë nga analizat për periudhën 2018–2023”.

Të dhënat kryesore (2018–2023)

2.2 miliardë euro janë shpenzuar gjithsej për subvencionimin e tarifave të energjisë.

Nga këto: 574 milionë € ishin mbështetje fiskale, 33 milionë € ishin mbështetje kreditore

Kush përfitoi?

Vetëm 9.2% e ndihmës shkoi për familjet më të varfra.

Mbi 90% e subvencioneve përfituan familjet e pasura dhe bizneset, për shkak të tarifave të barabarta për të gjithë konsumatorët./Monitor 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?