Xhudistja Distria Krasniqi

Kosova siguron medaljen e argjendtë në xhudo, Distria Krasniqi humbet në finale

24 Mars 2023, 15:51
  • Share

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Shqiptarja e Kosovës e ka nisur mirë ditën duke fituar ndeshjet nga raundi i dytë deri në finale në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Pejania fitoi përballjen e parë ndaj Charne Griesel për të kaluar në çerekfinale, ku u takua me belgen Amber Ryheul, të cilën e mposhti pa shumë vështirësi për të kaluar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Distria arriti të mposht me ‘ippon’ gjermanen Mascha Ballhaus për të siguruar finalen e madhe. Në përballjen e fundit të kategorisë deri në 52 kilogramë, kampionia e Kosovës u ndesh me Diyora Keldiyorova nga Uzbekistani, të cilën nuk arriti ta mposhtë.

Kështu, Distria pas kësaj humbje u desh të mjaftohej me medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?