Kosova solidarizohet me viktimat në Beograd: Liderët ngushëllojnë, qytetarët ndezin qirinj

5 Maj 2023, 13:36| Përditesimi: 5 Maj 2023, 13:37

  • Share

 

1683286620_gheh.JPG

Vrasjet e fundit në Serbi kanë tronditur edhe opinionin në Kosovë. Dy rastet tragjike që lanë të vdekur dhjetëra persona në pafajshëm në shtetin fqinjë kanë nxitur solidarizimin e qytetarëve të Kosovës me familjarët e viktimave.

Deri me tani liderët politik kanë shprehur ngushëllim, ndërsa qytetarët mbrëmë kanë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi me popullin serb.

Pas sulmit të dytë që ka ndodhur në orët e mëngjesit të ditës sw sotme, ku të paktën tetë persona janë vrarë, ka reaguar edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke iu shprehur ngushëllime familjeve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto ngjarje të rënda krijojnë pikëllime gjithkund.

“Shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd! Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, ka shkruar Konjufca.

Pas rastit të parë, i cili kishte ndodhur në një shkollë, kishe reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Nuk ka asnjë më të vlefshme sesa jeta e fëmijëve dhe asgjë që dhemb më shumë sesa humbja e asaj jete. Përcjell ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë prindërit e atyre që vdiqën gjatë të shtënave të tmerrshme në një shkollë në Beograd. Lutemi për shërbim të shpejtë për të gjithë personave që kanë pësuar lëndime”, kishte shkruar ajo në Twitter.

Edhe kryeministri Albi Kurti kishte shprehur ngushëllimet e tij për familjaret e viktimave.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, kishte shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Ngushëllim ka shprehur edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave nga ngjarjet tragjike ne Serbi. Zoti qoftë me familjet e viktimave në këtë moment të veshtire. Lutem për ta”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në “Facebook”.

Ndezja e qirinjve

Pas sulmit masiv në një shkollë në Beograd, ku një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojën e shkollës, organizimi i festivalit Mirëdita Dobërdan në Prishtinë, ka mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave.

Në kuadër të eventit 'Mirdita, dobar dan' ka qenë edhe ndezja e qirinjve, para Teatrit Kombëtar të Kosovës ku kanë marrë pjesë një numër i qytetarëve.

Ndër pjesëmarrësit në këtë event ishte Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, si dhe studentë arti të ardhur nga Serbia.

Ky solidarizim kishte nxitur edhe reagime./nacionale


Lajmi kryesor:

Tjetër masakër në Serbi, 21-vjeçari vret 8 persona mes tyre 3 të afërmit e tij, 13 të plagosur! Autori, djali i oficerit të ushtrisë serbe, viktimë edhe një polic


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?