Ndasitë e kryeministrit Edi Rama me kryemistrin Albin Kurti janë evidente dhe të dukshme.
Kryeministri Edi Rama e ka kritikuar shpesh homologun Kurti për politikën e tij të jashtme se e shfrytëzon për politikë të brendshme.
Kosova është shumë e bukur. I ka të gjitha mundësitë. Nuk ka pse të humbë kohë duke vrapuar rreth vetes së vet. I ka të gjitha ato që i duhen, partnerët, aleatët miq që i duhen, ka talente, energji thjesht duhet ti tregojë ‘targën’ .. dmth kur ikën makina përpara) – ti tregojë targën Serbisë, e të ikë përpara e Serbia të bëjë ctë dojë nuk mund të mbahet fati i Kosovës me interesat apo pafuqinë e Serbisë për tu përballur me të shkuarën e vet, tha Rama në panelin e parë të Konferenca Ndërkombëtare për 25 Vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s "Rugova dhe Perëndimi'.
Lajmi kryesor:
25-vjetori i Çlirimit, Rama në Kosovë: Rugova ati themelues, pa të s'do kishte liri! Mesazh Kurtit: S’bëjmë dot pa aleatët e mëdhenj
S.G//ReportTv.al