Kosova në kualifikuese

Kosova zyrtarizon tre duele miqësore

6 Shkurt, 17:59
  • Share

Kosova në futboll nuk ia doli të lërë gjurmë në grupin kualifikues, duke mbetur jashtë Euro 2024. Tanimë Dardanët janë në pritje të emërimit të trajnerit të ri, ndërsa së fundmi kanë konfirmuar tre duele miqësore.

Përfaqësuesja e Kosovës do zbresë në fushë dy herë në muajin mars dhe një herë në qershor. Data 22 mars i gjen lojtarët të angazhuar kundër Armenisë në Yerevan, teksa në 26 mars do luajnë në Budapest me Hungarinë.

Veç tyre, në qershor Kosova do përballet me Norvegjinë në Olso për miqësoren e tretë. FFK është në bisedime për një miqësore të dytë në qershor, duke plotësuar kalendarin e ndeshjeve. Bie në sy se tre miqësoret e programuara Dardanët i luajnë jashtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?