Armët e zbuluara një çantë brenda një makine të ndalur pranë terminalit të autobusëve në Lundër, kishin ardhur nga Kosova, brenda një autobusi që bënte thuajse përditë linjën Prishtinë-Tiranë.
Agjentët e policisë shqiptare i hetuan edhe duke i vënë edhe në përgjim, dhe zbuluan të paktën 4 të përfshirë: Edonis Thaçi 25 vjeç, pronarin dhe shoferin e autobusit që merrte përsipër të kalonte armët në kufirin e dy shteteve shqiptare dhe 3 të rinj të tjerë po nga Kosova, kushërinjtë Blerim dhe Muhamed Krasniqi, 28 dhe 20 vjeç dhe Benjamin Shala, 20 vjeç.
Ata ndiqnin me makinë private autobusin nga Kosova dhe në Tiranë merrnin çantën me armë, aty ku në aksionin e së premtes policia sekuestroi 10 të tilla.
Sipas burimeve armët u shiteshin personave me precedent penal në fushën e drogës dhe krimeve të tjera të rënda.
Por ku i siguronte armët ky grup?
Burime nga grupi hetimor thonë për Report Tv se të arrestuarit i siguronin armët në Serbi për t’i shitur në Shqipëri, por siç nga bisedat e përgjuara është zbuluar, dyshohet se trafikoheshin edhe në Greqi. Serbët që bashkëpunonin me shqiptarët e Kosovës, i merrnin armët në Çeki, ku edhe ishin prodhuar.
Nga zbërthimi i celularëve të 4 të arrestuarve në Tiranë, policia ka mundur të identifikojë raste të tjera të shitjes së pistoletave. Mbi ketë indicie janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e blerësve që dalin në biseda , por armët nuk janë gjetur, çfarë shton dyshimet se një pjesë e mirë e tyre ishin të destinuara të dërgoheshin po për t’u shitur në Greqi.