Kosovarët drejt Shëngjinit, radhë të gjata makinash përgjatë autostradës (VIDEO)

21 Gusht 2020, 15:32| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 15:44

  • Share

Edhe pse jemi në gjendje pandemie, shumë prej qytetarëve shqiptarë kanë preferuar që të kalojnë fundjavën në bregdetin e Shëngjinit, duke krijuar kështu radhë të gjata makinash përgjatë autostradës Milot -Lezhë.

Dita e premte nuk ka qenë favorizuese vetëm për vendasit, por, përgjatë trafikut vihet re prezenca e madhe e automjeteve me targa kosovare, çka do të thotë se numri më i lartë i pushuesve janë shtetas kosovar të cilët vijojnë të jenë besnik ndaj bregdetit të Shëngjinit.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?