Kosovarët vijnë nga mali, Aurela Gaçe reagon kundër kryeministres serbe (FOTO)

7 Qershor 2019, 09:04| Përditesimi: 7 Qershor 2019, 11:24

  • Share

Një javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në një konferencë shtypi të mbajtur në Beograd për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ofendoi rëndë kosovarët duke thënë “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali”.

Reagimi ishte i menjëhershëm i ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, i cili ia ndaloi përgjithmonë hyrjen në Kosovë, kryeministres serbe.

Por, sot ka reaguar këngëtarja Aurela Gaçe e cila iu përgjigj me një thënie të Gjergj Fishtës.“Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryet ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë”, ishte citati i Gjergj Fishtës, të cilin këngëtarja e publikoi në Instagram, duke vazhduar më tej se as nuk duhet të merremi me të.

“Kot po i kthejme nje pergjigje kesaj. Në fakt as duhet te merremi fare me te, po hajt, meqe na permendi, t’ja kthejmje me te vertete historike”, përfundoi Gaçe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?