Kronikë

Kosovari ndalet në 'gate'! i kërkuar nga Belgjika për vjedhje me dhunë po tentonte të ikte nga Rinasi

3 Qershor 2024, 11:54| Përditesimi: 3 Qershor 2024, 11:56

  • Share

Një 35 vjeçar i akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, ndalohet në dalje të aeroportit të Rinasit

I riu është ndaluar me qëllim ekstradimin në Belgjikë.

Operacioni u kodua “Gate”

Kosovari me inicialet D. R., 35 vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja me dhunë", informoi sot policia e Tiranës. 

 Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?