Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Kosovë/ 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, regjistrohen 11 raste të reja infeksioni

6 Qershor 2021, 15:20| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 15:28

  • Share

KOSOVË- Vijon të mbetet e stabilizuar situata epitdemiologjike edhe në Kosovë. Në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm 1 viktimë me koronavirus.

Ndërkaq nga 2.074 testime të kryera, vetëm 11 raste kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 146 qytetarë, ndrësa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.054.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107 624, ndërkohë që ai i viktimave është 2,265 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 1.647 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 80.126 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?