Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 107 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 740 raste aktive me COVID

5 Janar 2022, 15:00| Përditesimi: 5 Janar 2022, 15:06

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 107 raste të reja me koronavirus nga 5,561 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithe vendin janë 740 raste aktive me COVID.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 4 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158,082 që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2,639 doza vaksine. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë dhënë në total 1,679,639 doza vaksine ndërsa 785,291 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?