Dymbëdhjetë minatorë të kombinatit metalurgjik Trepça janë plagosur sot në ambientet e punës.
Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se në aksidenti ndodhi gjatë pastrimit të gypave të pompave me acid sulfurik
“Sot me datë 17.01.2024, në minierën e Stantërg-ut në ora 12:35, në horizontin e XI, ka ndodhur një aksident gjatë pastrimit të gypave të pompave me acid sulfurik. Gjatë mirëmbajtjes së gypave ka ndodhur rrjedhje e acidit sulfurik nga bombola, me ç ‘rast janë lënduar 12 punëtorë të minierës së Stantërg-ut”, thuhet në njoftimin e “Trepçës”.
Sipas tyre ekipet shpëtuese të minierës kanë reaguar me shpejtësi për evakuimin e punëtorëve të lënduar nga miniera dhe dhënien e ndihmës së parë duke vazhduar me trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Lajmi ne perditesim...