Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 1,283 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 26,977 raste aktive me COVID! Shërohen 4,397 të tjerë

6 Shkurt 2022, 15:08| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 15:10

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 1,283 raste të reja me koronavirus nga 6,696 testime të kryera.

Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 4,397 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Sakaq, në të gjithë janë 26,977 raste aktive me COVID.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 1,239 persona ndërsa 808,218 i kanë marrë të dyja dozat.

Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë vaksinuar në total 1,792,775 persona.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?