Ambulanca Infektive në Kosovë

Kosovë/ 13 të infektuar dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 350 raste aktive me COVID

28 Dhjetor 2021, 15:06| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 15:13

  • Share

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus nga 2,628 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve. Në të gjithë Kosovën janë aktualisht 350 raste aktive me COVID.

Gjatë këtyre 24 orëve mësohet se janë shëruar 6 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158,016 të shëruar që prej fillimit të pandemisë. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza vaksine.

Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1,666,180 doza vaksine. Mësohet se 780,596 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.

Kosova vijon të ketë shifra të qendrueshme infektimesh dhe viktimash në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Kosova ka konfirmuar dy ditë më parë 9 rastet e para me variantin Omicron, variant i cili po dominon në të gjithë botën.

Tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?